Shpesh i kam dëgju militantët e VV-së tuj thanë qe “Kurti per ekonomi e zhvillim nime s’po mundet, ama është më i forti ne dialog, po din me ndërkombëtarë e me Serbi qysh m’u sill”.
Një vështrim naiv. Bile as naiv. I budallëm. Ky mandat i tij qeverises e ka dëshmuar që bash n’dialog Kurti është tregu total dibiduz.
Është treguar që s’ia ka haberin se çfarë strukture politike komplekse është BE-ja, ka acaruar deri në ekstrem raportet me ShBA–në, ka fyer personalisht edhe përmes fushatave linçuese krejt diplomatët ndërkombëtarë që janë marrë me Kosovën, e ka shkatërruar diplomacinë e vendit, që sado modeste, në koordinim me aleatët tanë ka sjellë rezultate për vendin, e ka izoluar vendin dhe veten si kryeministër, Kosovën e ka vendosur nën sanksione ndërkombëtare; ndërsa Serbia përkundër politikës agresive ndaj Kosovës ka përfituar në rrafshin ndërkombëtar shkaku i infantilitetit politik të tij, pastaj ia ka lënë n’derë Kosovës një marrëveshje (M. e Ohrit) tepër të dëmshme – me Zajednicë autonome e eksterritorialitet për Kishën Serbe – rikthim të Rezolutes 1244, 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë etj. etj.
E militanti trushkretë prapë insiston se është “i fortë me Serbinë”.
Çka t’duhen armiqtë kur ke një kryeministër të tillë?!