Çka thoshte Shtëpia e Pleqve ku u rrah e moshuara për shërbimet ndaj tyre

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Një rast i rëndë dhune ka ndodhur sot në një Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Në një video që qarkulloi në rrjete sociale shihet se njëra nga punëtoret e kësaj qendre e sulmonte një të moshuar me shuplakë e shqelma.

Menjëherë pas daljes në publik të kësaj video, Policia e Kosovës arrestoi punëtoren e qendrës që sulmoi të moshuarën, e me të u arrestua edhe kryeinfermierja.

https://player.vimeo.com/video/766492041?h=1ab5426fa8&dnt=1&app_id=122963

Ndërsa, Klan Kosova në dhjetor të vitit 2021 kishte raportuar në lidhje me atë se çfarë shërbime ofron kjo qendër.

Më poshtë gjeni kronikën e plotë se çka thoshin punëtoret e kësaj qendre në lidhje me shërbimin që ato ua japin të moshuarve.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOra7Official%2Fvideos%2F431014618679902%2F&show_text=false&width=560&t=0

Të ngjashme