Çka thuhet në raportin e Policisë për sulmin ndaj Valon Sylës?

Prishtinë | 12 Pri 2023 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje për sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla.

Policia thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në raport nuk bëhet e ditur nëse ka të arrestuar.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR, Rr. Ilir Durmishi, Prishtinë 11.04.2023 – 22:29. Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore”, thuhet në raport.

Të ngjashme