Intervistat e punës janë të sikletshme, plot ankth dhe stres pasi të gjithë mendojnë në do të mund t’ja dalin dot me sukses në pyetjet pikante të kompanisë.
Një rëndësi të madhe gjatë intervistave të punës përveç CV-s ka edhe veshja. Veshja është përshtypja e parë që kompania krijon për ju dhe nuk duhet të dukeni sikur keni dalë nga një revistë mode apo sikur sapo jeni ngritur nga shtrati. Ngjyra e veshjes tregon shumë mbi ju dhe personalitetin tuaj.
Gjatë një studimi në 2013 menaxherët e kompanive të ndryshme rekomanduan ngjyrën blu si më të mirë për një intervistë pune dhe ngjyrën portokalli për tu shmangu në mënyrë absolute.
Ja se çfarë tregon secila ngjyrë lidhur me karakterin dhe personalitetin tuaj gjatë një interviste pune.
Ngjyra blu është zgjedhja më e sigurt: Blu është ngjyra më e rekomanduar nga profesionistët, pasi dërgoni mesazhin se jeni të besueshëm dhe kompania mund të mbështetet tek ju.
Ngjyrën kafe shmangeni nëse mundeni: Kjo ngjyrë nuk ka një efekt negativ, pasi dërgon mesazhin e jeni ngushëllues dhe i besueshëm. Por gjithashtu mund të përcjellin imazhin se jeni i thjeshtë dhe i modës së vjetër, cilësi që nuk janë shumë pozitive në kompanitë që kërkojnë risi dhe modernizimin.
Ngjyra e zezë është udhëheqësja: Përveç blu, ekspertët gjithashtu favorizojnë ngjyrën e zezë për intervistat e punës. Ajo tregon pushtet, fuqi, besim dhe elegancë.
Ngjyra e kuqe tregon fuqi, por jo domosdoshmërish në një mënyrë të mirë: Ju patjetër do të përcjellin se jeni të guximshëm dhe të sigurt, por në shumicën e rasteve profesionistët e punësimit mendojnë se ngjyra e kuqe vjen si mbizotëruese dhe rebeluese.
Ngjyra gri është pjesë e zgjedhjeve të sigurta: Kjo ngjyrë dërgon mesazhin se jeni logjik dhe analitik.
Ngjyrën portokalli mos e çoni ndërmend: Kjo është një ngjyrë joprofesionale.
Ngjyra e bardhë është një “po” e sigurt: Kjo është një ngjyrë që dërgon mesazhin që jeni të organizuar dhe të detajuar.
Ngjyrat e verdha dhe lejla lërini vetëm nëse kërkoni të punësoheni në fusha krijuese: Në fushën e modës, artit, qëndroni krijues dhe mos kini frikë të mbani disa ngjyra të caktuara. Sigurisht jo portokallinë.