Çkapja për kapje të shtetit buron nga mentaliteti i mendjes së robëruar. Pas një kohe kur të vërtetohen këto pozicione, vargu i të zhgënjyerve do të rritet më shumë se që ishte.
Politikës në Kosovë nuk i është dashur politikë që në realitetin e sotëm, fillimisht ngre hundën drejt qiellit dhe rrëzohet mbi hundë kur u dalin pengesat e njohura.
Nuk na është dashur politika sikur gojëdhana e ndërtimit të Kalasë së Shkodrës, Rozafat, ku me njërën dorë ndërtohej e tjetrën përmbysej. Sot standardi i krijuar në politikë( model i LV), tregon se kur ka me fol pozita, do të mungon dëgjimi për tu kuptuar nga opozita. Kur flet opozita, nuk dëgjohet nga pozita me synim për tu kuptuar dhe në këtë model të instaluar nuk e kam kam pasur as më parë e as sot se cili është shpërblimi për vendin.
Mungesa e dëgjimit për t’u kuptuar, si duket është produkt i një zemrimi të mëhershëm dhe se tejkalimi i tij po duket të jetë i vështirë. Të bërit politikë veshur me petkun e zemrimit, është e pamundur, pasi të tillët në mendje janë të robëruar , apo jo të lirë. Mendja e tillë e imagjinon çlirimin në liri.
Çkapja për kapje të shtetin buron nga mentaliteti i mendjes së robëruar. Pas një kohe kur të vërtetohen këto pozicione, vargu i të zhgënjyerve do të rritet më shumë se që ishte, e kultura e shpresës mbytet.
E vërteta e ngritur për dike si sajesë e mendjes së robëruar e nxjerrë nga metodat egolitariste të bindjes së vartësve ka dëmin edhe më të madh politik, pasi ka krijuar ca partizanë të çështjes e fanatikë të bindjeve , ku mendimi racional humb fuqinë.
Epilogu: “Gabimi i vërtetë do të lind nga shumë zbrapsje” thotë mendimtari Lippmmon, e rëndë është kur zbrapsja nis ende pa filluar procesi, e ku mbaron?
E. Epler në librin e tij” Rrikthimi i Politikës” thekson ” Gjithnjë kur politikanët flasin për moral, këshillohet mosbesim, shpesh në këto raste, morali kthehet në diçka që nuk duhej të tranformohej në një instrument dhe pikërisht në një instrument të luftës për pushtet”
Vërtetë në rastin e politikës në Kosovë, morali është po ky instrumet për të çkapur e kapur e jo për të ndryshuar gjendje…