Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka përfunduar vizitën e tij dy ditore në Kosovë. Ai zhvilloi vizitë zyrtare për shënim të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s. Tashmë është nisur drejt Amerikës, pak para nisjes, Clinton ka zhvilluar vizitë me kryeperlamentarin Kadri Veseli.
Në njoftimin dërguar mediave, bëhet e ditur se Veseli e ka shoqëruar Clintonin deri në aeroport.
“Ka qenë Kryetari Veseli që e ka shoqëruar Presidentin Clinton në Aeroportin e Prishtinës në përfundim të vizitës së tij dyditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Ish-presidenti amerikan, Clinton, u shpreh i lumtur që ishte pjesë e shënimit të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ndërsa shtoi se ndihet i kënaqur me progresin që vendi ynë ka shënuar gjatë këtyre dy dekadave.
Presidenti Clinton tha se Kosova ka bërë progres të ndjeshëm dhe duhet ta vazhdojë rrugën e zhvillimit.