Clintoni në Shqipëri, s’ka të ftuar nga Kosova

| 03 Kor 2023 | 18:16 | Nga

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, po e zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Ai në një ceremoni shtetërore do të nderohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Ceremonia zyrtare do të nis nga ora 19:00, derisa në ora 19:25 presidenti Clinton do të mbajë një fjalë të rastit.

Klan Kosova raporton se nuk do të ketë asnjë pjesëmarrës nga Kosova, por nuk janë ftuar as ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

E pjesëmarrës do të jetë deputeti Lulzim Basha.

“Kjo u konfirmua nga kabineti i kryeministrit Edi Rama”, tha ai.

Pjesë për shkaqe shëndetësore nuk do të marrë as kreu aktual i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.

Akoma po vazhdojnë edhe përgatitjet përfundimtare për ceremoninë për nder të ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Të ngjashme