Lou Williams ka udhëhequr LA Clippersin drejt rikthimit më të madh në një ndeshje plejofi në histori të NBA-së.
Landry Samet realizoi një tresh vendimtar 16.5 sekonda pa mbaruar ndeshja, Stephen Curry nuk arriti të shënonte në anën tjetër dhe LA Clippersi arriti disi të përmbysë disavantazhin prej 31 pikëve sa ishte në çerek të tretë, për të triumfuar 135:131 të hënën mbrëma në udhëtim ndaj kampionit në fuqi, Golden State Warriors. Seria e raundit të parë të plejofit është barazuar në 1:1 tash, shkruan sot Koha Ditore.
Ky rikthim ka kaluar atë të LA Lakersit në gjysmëfinalen e vitit 1989 të Konferencës Perëndimore ndaj Seattlet. Atëbotë Lakersi kishte përmbysur një disavantazh prej 29 pikëve. Te Clippersi kanë konfirmuar se është kthimi më i madh ndonjëherë.