Çlirimi: Rinia e Kosovës nuk e harron gjakun e dëshmorëve

Prishtinë | 01 Tet 2026 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Djemtë dhe vajzat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë lejuar nga Policia e Kosovës të hyjnë në oborrin e Qeverisë, ku kanë dorëzuar një uniformë të UÇK-së dhe dosje me emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që përmbajnë ndryshimet e propozuara ligjore për Dhomat e Specializuara.

Çlirimi, djali i dëshmorit Xhavit Haziri, tha se uniforma e vendosur në hyrje të Qeverisë simbolizon sakrificën e dëshmorëve dhe kontributin e UÇK-së në krijimin e institucioneve të Kosovës.

“Ne sot këtu bashkë me fëmijët e dëshmorëve, me disa nga ata, shkuam te hyrja e Qeverisë e vendosëm uniformën e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Uniformën e një veterani të UÇK-së mbi bazën e së cilës janë ngritur të gjitha institucionet, kjo polici, ky shtet. E le ta shohin çdo ditë sa herë që të dalin që rinia e Kosovës nuk e harron gjakun e dëshmorëve, nuk e harron sakrificën e asaj uniforme që mbi bazën e asaj sakrifice u ndërtua ky shtet e këto institucione. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është pjesa më e lavdishme e historisë tonë”, tha ai.

Ai paralajmëroi se fëmijët e dëshmorëve do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh deri më 23 nëntor, duke kërkuar, siç tha, kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në shtëpi.

“Ne do të jemi në këtë shesh çdo ditë e çdo natë deri më 23 Nëntor, deri sa heronjtë tanë të kthehen dinjitetshëm e të triumfuar, kundër akuzave të fabrikuara e kundër vendimeve të diktuara e politike”, tha ai.

Figura e tanishme s’ka tekst alternativ. Emri i kartelës është: 828466814_1631462431656908_1729268817504083673_n.jpg

Të ngjashme