“Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”, Shkupi gati për protestën për çlirimtarët

Prishtinë | 13 Dhj 2025 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdojnë përgatitjet e fundit në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku edhe do të mbahet protesta për ish-krerët e UÇK-së, që është paraparë të fillojë në ora 13:00. Në hapësirën ku do të mbahen fjalimet është vendosur një fotografi e madhe me mbishkrimin “Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”. Mbishkrim ky i vendosur poshtë fotografive të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit që po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë tash e më shumë se pesë vjet.

Kjo protestë është e katërta që po organizohet për të kërkuar asgjë më shumë se vetëm drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Fillimisht protesta u mbajt në Prishtinë, më pas në Tiranë, më pas në Strasburg të Francës dhe tani në Shkup.

Të ngjashme