Cluj ia cakton çmimin Ermal Krasniqit, kërkon miliona euro për të

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Klubi rumun CFR Cluj ia ka vendosur çmimin Ermal Krasniqit, lojtarit më në formë të këtij viti.

Mesfushori kosovar ka bërë përshtypje që nga transferimi i tij dhe madje ka rënë në vëmendjen e Lazios.

Cluj do 5 milionë euro në këmbim të futbollistit, kushdo që ka interesim ta transferojë atë.

Për mesfushorin 24-vjeçar janë të interesuar edhe Torino, Udinese, Sassuolo dhe Genoa.

Agjentët e Krasniqit kanë konfirmuar interesimin e Lazios dhe kanë përmendur se ka edhe klube të tjera që e duan atë.

Krasniqi ka 2 gola dhe 1 asist që nga transferimi i tij te CFR Cluj.

Ai është sjellë në dimër për 200 mijë euro, nga Ballkani.

Të ngjashme