Cluji njofton shkëputjen e kontratës me Armend Thaqin

Prishtinë | 31 Gus 2024 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi, nuk është më pjesë e skuadrës rumune Cluj.

Cluji të shtunën paradite njoftoi se me marrëveshje të dyanshme është vendosur të shkëputet kontrata me Thaqin.

31-vjeçari i ishte bashkuar Clujit pas fundit të edicionit 2023/2024. Ishte vlerësuar lëvizje e madhe për karrierën e tij. Por Thaqi i luajti vetëm katër ndeshje në kampionatin rumun.

Në gjashtë ndeshjet e fundit nuk ishte fare i grumbulluar te Cluji.

Të ngjashme