“Çmendet” Kejvina Kthella, poston video erotike në Instagram (+18)

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Keivina Kthella, modelja e përfolur shpesh në media për gafat, por edhe për lidhjen me një person me të shkuar kriminale, Redjan Rrajën, e arrestuar si atentator i prokurorit Arjan Ndoji, ka publikuar së fundi një video të ‘nxehtë’ në faqen e saj në Instagram.

Kthella shfaqet tepër sensuale me një palë tanga të zeza dhe recipeta ngjyrë të kuqe teksa hap një shishe shampanje. Modelja thotë se ndodhet në Los Angeles për një projekt të ri. “Spec i kuq dhe icik i mbushur”, shkruan modelja teksa poston videon ‘hot’. Javë më parë ajo mori vëmendjen e mediave për gafën që bëri në emisionin “Mos i fol Shoferit”.

Keivina nuk e kishte të qartë dallimin mes banakierit dhe bankierit. Ky i fundit sipas saj është ai që përgatit koktejle në lokale. Video e publikuar së fundi prej saj duket se është ndër të tjera edhe një mënyrë për të tërhequr vëmendjen pikërisht nga ajo gafë, një formë për të pastruar imazhin. Ndërkohë muaj më parë modelja u thirr nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me raportin e saj me Redjan Rrajën, të arrestuarin për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit. Shihni videon më poshtë.

https://www.instagram.com/p/B9B2aEQCl_L/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme