Çmenduria e një partie për ta mbajtur gjallë narracionin fals për Astrit Deharin

Prishtinë | 12 Gus 2024 | 20:33 | Nga Petrit Zogaj

Nëse do të renditeshin se kush me shumë ka abuzuar me vdekjen e Astrit Deharit, padyshim se të parët në listë janë prindërit e tij.

Është e pabesueshme që prinderit e A. Deharit, në mënyrë krejt të vullnetshme i janë dorëzuar propagandës partiake të LV-së për keqpërdorimin e vdekjes së djalit te tyre saherë që ky subjekt politik ka nevojë për të.

Edhe pas 4 viteve me pushtet, LV abuzon në mënyrë të hapur me Deharin, e prinderit e tij, e miratojnë këtë, ose bëhen pjesë e kësaj maskarade.

Gjatë pushtetit të tyre, një kohë patën humbur edhe mostrat, deri aty ka shkuar çmenduria partiake për ta mbajtur gjallë një narracion fallco.

Të ngjashme