Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Importit” (IÇIMP) për tremujorin e dytë (TM2) 2016.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0.7% në TM2 2016, krahasuar me TM1 2016.
Krahasuar me TM2 2015, çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej -3.9 %.
Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0.7% në TM2 2016, krahasuar me TM1 2016. Ngritja më të mëdha e çmimeve sipas sektorëve ishte te: produktet minerale (5.8 %); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (3.2%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (1.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.8%); letrat dhe artikujt e saj (0.5%); druri dhe artikujt e tij (0.2%); dhe lëkurat dhe artikujt e saj (0.1%).
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (-3.7%); vajrat ushqyese (-3.5%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-3.4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.6%); këpucët (-1.4%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.7%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-0.5%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.4%); dhe produktet e industrive kimike (-0.4%).
Ndërkaq, krahasuar TM2 2016 me TM2 2015, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-3.9%). Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale
(-17.3%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-7.0%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (-5.7%); tekstili dhe artikujt e tij (-3.6%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.4 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-1.3%); mjetet e transportit (-0.4%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-0.3%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.2%).
Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (7.9%); produktet bimore (4.7%); druri dhe artikujt e drurit (3.1%); produktet e industrive kimike (1.2%); këpucët (0.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.1%); dhe letrat dhe artikujt e saj (0.1%).