Çmimet e naftës arritën në 100 dollarë për herë të parë që nga muaji maj

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e naftës arritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga maji, ndërsa konflikti në rritje në Lindjen e Mesme ndezi frikën mbi furnizimet globale me energji.

Nafta bruto Brent pika referuese globale për çmimet e naftës, u rrit me më shumë se 6% të enjten pas disa ditësh rritjesh, ndërsa SHBA-të përshkallëzuan sulmet ushtarake kundër Iranit, shkruan BBC.

Çmimet u rritën pasi Huthitw në Jemen sulmuan cisterna nafte në Detin e Kuq, duke kërcënuar një rrugë kyçe eksporti që Arabia Saudite ka përdorur për të anashkaluar Ngushticën e Hormuzit.

Çmimet e gazit janë rritur gjithashtu vazhdimisht gjatë muajit të kaluar, me çmimin referues të gazit në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht në rreth 150 dollarë për fuçi, nga rreth 98p në fund të qershorit.

Të ngjashme