Çmimet e naftës së papërpunuar kanë filluar javën e tregtimit me uljen më të madhe javore të vitit 2019, kjo vjen pasi që javën e kaluar tensionet tregtare SHBA-Kinë paraqitën kërkesën për naftë.
Marka e naftës Brent, aktualisht shitet me 67.30 dollarë për fuçi, apo një rënie të vlerës prej 2.02 për qind nga momenti i mbylljes së shitjes me 68.69 dollarë. Dhe marka e naftës WTI ra me 0.6 për qind dhe po tregtohet me 58.28 dollarë për fuçi.
Nafta Brent humbi më shumë se 5 për qind javën e kaluar, ndërsa WTI rreth 7 për qind, duke shënuar kështu rënien më të lartë deri më tani këtë vit.
Çmimet e naftës janë nën presion të vazhdueshëm pasi SHBA-ja dhe Kina nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për ngërçin tregtar, i cili po dobëson kërkesën e përgjithshme për naftë.