Në muajin janar 2019, krahasuar me dhjetorin 2018, çmimet e prodhuesve industrialë u rritën me 0.4 për qind në Eurozonë dhe me 0.3 për qind në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas vlerësimeve të Eurostat, përcjell Telegrafi, në muajin dhjetor 2018, çmimet ranë me 0.8 për qind në Eurozonë dhe 0.9 për qind në BE, ndërsa në muajin janar 2019, krahasuar me janarin 2018, çmimet e prodhimit industrial u rritën me 3 për qind në Eurozonë dhe me 2.9 për qidn në BE.
Çmimet e prodhimit industrial në Eurozonë gjatë muajit janar 2019 krahasuar me muajin dhjetor 2018, u rritën me 0.6 për qind për mallrat kapitale, me 0.5 për qind për mallrat e konsumit të qëndrueshëm, me 0.4 për qind në sektorin e energjisë dhe me 0.3 për qind për mallrat e ndërmjetme, ndërkohë që çmimet mbetën të qëndrueshme për mallrat jo të qëndrueshme të konsumit. Çmimet totale në industri duke përjashtuar energjinë u rritën me 0.3 për qind.
Në vendet e BE-së, çmimet e prodhimit industrial u rritën me 0.5 për qind për mallrat kapitale dhe mallrat e konsumit të qëndrueshëm, me 0.4 për qind në sektorin e energjisë, me 0.2 për qind për mallrat e ndërmjetme dhe me 0.1 për qind për mallrat e konsumit jo të qëndrueshëm. Çmimet totale në industri duke përjashtuar energjinë u rritën me 0.3 për qind.
Rritjet më të larta në çmimet e prodhimit industrial u regjistruan në Holandë me 2 për qind, Estoni me 1.2 për qind dhe Greqi me 1.1 për qind dhe Çeki me 1 për qind, ndërkohë që vërehen ulje në Qipro me 1.1 për qind, Belgjikë me 1 për qind, Finlandë dhe Britani e Madhe me 0.1 për qind.
Në Eurozonë çmimet e prodhimit industrial në muajin janar 2019, krahasuar me janarin 2018, u rritën me 7.3 për qind në sektorin e energjisë, me 1.7 për qind për mallrat e ndërmjetme, me 1.4 për qind si për mallrat kapitale ashtu edhe mallrat e konsumit të qëndrueshëm dhe për 0.4 për qind të mallrave të konsumit të qëndrueshëm. Çmimet totale në industri duke përjashtuar energjinë u rritën me 1.2 për qind.
Për sa i përket vendeve të BE-së, çmimet e prodhimit industrial u rritën me 6.2 për qind në sektorin e energjisë, 2.1 për qind për mallrat e ndërmjetme, 1.7 për qind për mallrat e konsumit të qëndrueshëm, 1.5 për qind për mallrat kapitale dhe 0.6 për qind për mallrat e konsumit jo të qëndrueshëm. Çmimet totale në industri duke përjashtuar energjinë u rritën me 1.5 për qind.
Rritjet më të larta në çmimet e prodhimit industrial u regjistruan në Estoni me 7.4 për qind, Danimarkë me 6.8 për qind, Letoni me 6.2 për qind dhe Qipro me 6.1 për qind, ndërsa rënia e vetme u vërejt në Irlandë me 0.1 për qind.