Çmimet e shërbimeve hotelier-ike në Maqedoni në gusht në krahasim me korrikun e këtij viti kanë mbetur në nivel të njëjtë, ndërsa krahasuar me gushtin e vitit të kaluar janë rritur për 0,4 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Çmimet e shërbimeve hotelier-ike për periudhën janar-gusht të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë rritur për 0,4 për qind, ndërsa për 0,1 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.