Çmimet shtetërore për ditën e Alfabetit

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 16:47 | Nga

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë kanë mbështetur sot propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjit për çmime shtetërore, me të cilin do të fillojnë të ndajnë çmime shtetërore për 22 nëntor, që ndryshe njihet si dita e Alfabetit.

“Kjo ditë është festë për komunitetin shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, është një nga datat më të shënuara të kombit shqiptarë dhe unë falënderojmë deputetët të cilët i dhanë mbështetje kësaj nisme e cila rrjedh nga programi ynë zgjedhor. Ftoj edhe opozitën në Kuvendin e RM-së që ti japim përkrahje kësaj nisme, me të cilën në fakt do të japim çmime shtetërore për arritje në kohezionin shoqërorë dhe në marrëdhëniet ndëretnike në tolerancën mes qytetarëve”, ka thënë deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme