Çmimet vjetore, gazetarët shpërblehen për kontributin dhe profesionalizmin

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Në Prishtinë u mbajt mbrëmë Ceremonia e Çmimeve Vjetore të Gazetarisë 2025, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, partnerë të AGK-së dhe figura të njohura të fushës së medias, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AGK-së, Xhemaj Rexha, tha se viti 2025 ka qenë i vështirë për gazetarinë, por i mbushur me storie të jashtëzakonshme profesionale, ndërsa theksoi se janë pranuar 101 aplikime për çmimet e këtij viti.

“Kemi pasur vite të vështira. Vitit 2025 ka qenë sfidues për shumë arsye. Gjatë vitit puna e gazetarëve është për të ndjekur të tjerët sot do të jenë yjet e kësaj mbrëmje. Ka pasur 101 aplikimi, është klishe më shumë mbase kanë merituar të shpërblehen sepse ka pasur storie te jashtëzakonshme nga zbulimi i korrupsionit dhe storie motivuese.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe rolin e gazetarisë së bazuar në fakte, veçanërisht në raportimet për ndryshimet klimatike. Ai përmendi bashkëpunimin Gjermani–Kosovë në kuadër të tranzicionit të gjelbër dhe fushatës “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër”.

“Ditët e fundit kanë qenë paksa me mjegull, ndaj është kënaqësi të festojmë transparencën dhe qartësinë sonte këtu në fushën e gazetarisë. Dhe, duke folur me seriozitet, ne po e shohim këtë mjegull informacioni të rritet përmes dezinformimit. Prandaj mendoj se mbrojtja e lirisë së medias dhe ruajtja e standardeve të larta është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne, si qeveri gjermane, së bashku me BE-në dhe përmes GIZ-it, kemi mbështetur Programin Rajonal për Media të Qëndrueshme, i cili synon të forcojë mediat e pavarura. Dua të theksoj një çështje specifike ku kjo gazetari e bazuar në fakte është më e rëndësishme se kurrë më parë: politikat e klimës dhe energjisë. Gjermania dhe Kosova po bashkëpunojnë për t’i ndihmuar Kosovës tranzicionin drejt energjisë me karbon neutral dhe një ekonomie të gjelbër. Përmes fushatës “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër”, ne po punojmë për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sfidave mjedisore. Dhe janë gazetarët që raportojnë për këto çështje ata që luajnë një rol thelbësor. Prandaj sot jam veçanërisht e kënaqur të nderoj një nga këto kontribute përmes çmimit të veçantë për Raportimin mbi Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Gjatë ceremonisë u ndanë disa çmime në kategori të ndryshme:

Fuqizimi i grave: Adelina Ahmeti

Raportimi për ndryshimet klimatike: Uran Haxha

Raportimi për punëtorët migrantë: Aferdita Lukaj

Të drejtat e njeriut: Egzon Dasyla

Shëndeti mendor: Dafina Halili

Ndërtimi i paqes dhe besimit: Doruntina Bylykbashi

Antigjipsizmi: Besian Beha

Konflikti dhe ballafaqimi me të kaluarën: Blendina Veliqi, Sandra Cvetković, Arben Hoti

Kameramani i vitit: Korab Kabashi, Altin Zejnaj, Driton Aliu

Storia më e mirë në ueb: Besarta Hoti

Storia më e mirë informative në TV: Vlerë Mehmeti

Çmimi kryesor i mbrëmjes, Gazetari i Vitit, iu nda Agon Sinanajt.

Të ngjashme