Çmimin Nobel në Ekonomi 2024, për dallimet në prosperitet mes shteteve

Prishtinë | 14 Tet 2024 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Çmimi i Nobelit për Ekonomi shkon për ekonomistët: Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A Robinson. Ata vlerësohen në të kuptuarit në ndryshimin e pasurive midis vendeve të ndryshme në botë.

Çmimin Nobel për Ekonomi për vitin 2024, Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur t’u japë tre personave.

Fituesit e çmimeve të këtij viti – Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A Robinson – kanë treguar në studimet e tyre rëndësinë e institucioneve sociale për prosperitetin e një vendi.

Një nga pyetjet që treshja hulumtoi është se pse vendet e varfra bëhen më të pasura, por ende nuk arrijnë nivelin e duhur.

“Në shoqëritë me pasiguri juridike dhe institucione që shfrytëzojnë popullsinë nuk krijohet asnjë rritje apo ndryshim për mirë. Hulumtimi i tyre gjithashtu na ndihmon të kuptojmë pse”, thuhet në justifikimin e çmimit.

Daron Acemoglu, në lidhje me video nga Athina u shpreh se ky është një lajm i pabesueshëm dhe “një tronditje e vërtetë”.

Të tre fituesit e çmimeve janë aktivë në universitetet e SHBA-së. Acemoglu dhe Johnson janë profesorë në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts. Robinson është profesor në Universitetin e Çikagos.

Të ngjashme