Punonjësit e rrjetit televiziv amerikan CNN janë evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes.
Rreth orës 22:30 të së enjtës, alarmet e sigurisë u aktivizuan si shenjë e evakuimit të menjëhershëm.
Rrjeti televiziv transmetoi vetëm emisione të cilat ishin përgatitur më herët.
Policia më pas njoftoi personelin se mund të kthehen në vendet e punës.
Evakuimi i së enjtës, ndodhi disa javë pasi në adresë të këtij rrjeti kishte arritur një pako me bombë, gjë që detyroi evakuimin e personelit.