Televizioni i njohur amerikan, CNN, ka akuzuar politikanët republikanë në ShBA për shpërndarjen e një videoje të rreme në internet, ku një person shihet i lidhur për një litari në një helikopter që fluturon. Disa raportuan se personi ishte vrarë nga talibanët, por CNN e demanton lajmin.
“Askush nuk është ekzekutuar në fluturimin e helikopterit në Handahar, i cili shfaqet në videot e popullarizuara”, raportoi televizioni amerikan.
Agjencia afgane e lajmeve, Asvaka, e cila e kishte videon e vet të helikopterit duke fluturuar, i tha një faqeje indiane për vërtetimin e fakteve se ekipi i saj ka konfirmuar se personi i lidhur për helikopteri ishte i kontrolluar dhe i ngjitur për helikopteri me litar për ta rregulluar flamurin në ndërtesën e guvernatorit në Kandahar.