CNN: Sulmi izraelit në Iran i koordinuar me Shtetet e Bashkuara

Prishtinë | 28 Shk 2026 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit të shtunën në mëngjes ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara, tha një burim izraelit për CNN.

Herën e fundit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën tokën iraniane ishte qershori i vitit 2025 kur presidenti Donald Trump urdhëroi avionët luftarak.ë të hidhnin bomba masive në tre lokacione bërthamore brenda Iranit.

Me atë sulm, ai u bë presidenti i parë amerikan që autorizoi një sulm ndaj Iranit pas gati gjysmë shekulli armiqësie me Republikën Islamike, raporton CNN

Sulmi izraelit shënjestroi raketat balistike dhe lëshuesit e raketave, të cilat Izraeli i ka parë si një kërcënim serioz.

Të ngjashme