Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë (KGjK), Skender Çoçaj, priti sot në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefin e Misionit EULEX, Lars Gunnar Wigemark.
Në këtë takim, u diskutua lidhur me situatën aktuale në sistemin gjyqësor, për sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjyqësori gjatë periudhës së pandemisë, si dhe për planet që KGJK i ka për rifillimin e punës në gjyqësor, si dhe prioritetet që do të përcaktohen për trajtimin e rasteve gjyqësore, në mënyrë që të bëhet procedim sa më efikas të rasteve pas pandemisë.
Me këtë rast, Çoçaj falënderoi Apostolova dhe Wigemark për mbështetjen e vazhdueshme të Misionit EULEX dhe Bashkimit Evropian për gjyqësorin e Kosovës, sidomos gatishmërinë e tyre për përkrahje edhe në kohën e pandemisë dhe theksoi se KGjK mbetet i përkushtuar maksimalisht në menaxhimin e gjyqësorit, si dhe angazhimeve shtesë për të kompensuar sado pak kohën e humbur gjatë pandemisë..
Çoçaj, gjithashtu njoftoi se nesër do të mbahet mbledhjen e radhës së KGjK-së dhe do të marrim vendim për hapat e mëtejshëm me qëllim të shtimit të aktiviteteve në sistemin gjyqësor.
Ambasadorja Apostolova, tha se BE mbetet e përkushtuar në fuqizimin e institucioneve të Kosovës, konkretisht institucioneve të drejtësisë, duke ofruar gjithmonë mbështetje për punën e gjyqësorit. Gjithashtu, ajo theksoi se është me rëndësi që autoritetet gjyqësore të marrin hapat e nevojshëm për trajtimin efikas të lëndëve.
Ndërkaq, Shefi i EULEX, Wigemark, shprehu gatishmëri për ta forcuar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet gjyqësorit dhe EULEX-it për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.