Colin Thackery (89) fitoi me këngën në “Britain’s Got Talent”. Ai e ka fituar një çmim prej 250.000 dollarësh dhe do të këndojë përpara mbretëreshës në Royal Variety Performance.
“Jam i shokuar, është e pabesueshme, nuk di çfarë të them”, – tha pensionisti pas fitores në show, ku i këndoi “We’ll Meet Again”, “Wind Beneath My Wings” dhe “Love Changes Everything”.
“Mund të vdes i lumtur nëse do të këndoj para mbretëreshës”, – tha 89-vjeçari të cilit në skenë iu bashkuan edhe kolegët nga kori ‘Royal Hospital Chelsea’, ndërsa këngën ia kushtoi gruas së tij të ndjerë, shkruan KOHA Ditore.
Pas fitores së pensionistit, shikuesit shprehën entuziazëm në rrjetet sociale. Ata komentojnë se ai e meritoi fitoren dhe se i bëri të qanin shumë njerëz.