Institucionet duhet të përcjellin me vigjilencë dhe kujdes të shtuar gjendjen e sigurisë në veri ngase Serbia në vazhdimësi ka skenar të ndryshëm destabilizues, tha në një intervistë për Ekonomia Online, njohësi i rrethanave politike në vend, Fatmir Çollaku.
Kurse vlerëson se nuk ka nevojë për shqetësim të madh sa i përket situatës në veri të vendit në kuptimin e interferimit të çështjes së targave në gjendjen e sigurisë.
Përderisa bashkëpunimin me KFOR-in e ka cilësuar të nivelit të duhur.
“Sa i përket skadimit të marrëveshjes për targat siç vijnë informacionet nga tereni dhe në përgjithësi nuk ka ndonjë shqetësim të madh në kuptimin e interferimit të çështjes së targave në sigurinë. Kurse bashkëpunim i i organeve të sistemit të sigurisë me KFOR-in është i kënaqshëm dhe në nivelin e duhur. Prandaj nuk shoh arsye për shqetësim serioz sa i përket atakimit të sigurisë në pjesën veriore lidhur me targa apo çështje tjera”.
“Institucionet e vendit bëjnë punën e tyre konform mandatit që kanë secila prej tyre mendohet në këtë rast me policinë dhe institucionet dhe të përcillet me vigjilencë dhe kujdes të shtuar situatën në veri ngase të gjithë e dimë se atje është një vatër që mund të gjenerojë pasiguri në çdo situatë duke ditur faktin se Serbia në vazhdimësi ka skenar të ndryshëm destabilizues”.