Kurti fokusin kryesor e ka si “ta përbijë” Asociacionin që e ka kundërshtuar vazhdimisht

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Komentatori Adrian Çollaku, në emisionin “Politiko” ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka përqendrimin tani tek njohjet e Kosovës, por tek Asociacioni.

Çollaku ka thënë se Kurti nuk po di si “ta përbijë” Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin e ka kundërshtuar vazhdimisht dhe duke ndërtuar kauzë me këtë çështje.

“Mendoj që fokusin kryesor Kurti e ka tek Asociacioni, ai kërkon një marrëveshje që brenda e ka Asociacionin. Ai nuk është i gatshëm të nisë draftin e statutit të Asociacionit, pra nuk e ka fokusin tek njohja tek pesë vendet e BE-së, por si të përbijë Asociacionin që e ka kundërshtuar me vite”.

“Sot jemi në një situatë ku të gjithë shtetet e QUINT-it dhe amerikanët i kërkojnë që fillimisht kryeje Asociacionin tani marrëveshjen finale.”, ka thënë Çollaku.

Të ngjashme