Profesori i Kriminalistikës, Fatmir Çollaku në një prononcim për Ekonomia Online se dorëheqja e ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama nuk ishte shkarkim, por lirim nga detyra.
Tutje, ai tha se ka pasur mosmarrëveshje nga ministria me FSK-në, në këtë rast me komandantin.
“Nuk është shkarkim, por lirim nga detyra, përmes dorëheqjes formalisht, kurse realisht të gjithë e dimë se ka pasur mosmarrëveshje, mos përputhshmëri në kuptimin e koordinimit, ministria me FSK-në, në këtë rast me komandantin”.
“…megjithatë mbetet vendim zyrtar se ka dhënë dorëheqje dhe është angazhuar në detyrën e re”.
Rama dha dorëheqjen nga pozita e komandantit pa ndonjë arsyeje, duke u zëvendësuar nga gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, i cili e morri detyrë krejt në mënyrë private, e pa prezencën e medieve.
LEXONI EDHE: