Shefi i referimit në UEFA, Pierluigi Collina, ka folur rreth lëndimit të Cristiano Ronaldos në ndeshjen finale në Kampionatin Evropian.
Ai beson se Payet nuk dëshiroi ta lëndonte në atë mënyrë sulmuesin e Portugalisë, Ronaldon.
“Ndërhyrja e Payet ishte një faull. Ai meritoi një të verdhë edhe pse ishte rast i diskutueshëm. Gju me gju ishte aksidentale. Ishte një moment për t’u ardhur keq. Payet nuk ka dashur ta dëmtojë atë”, ka thënë Collina.
Legjenda e referimit, Collina gjithashtu ka qenë i lumtur me zhvillimin e referimit në Kampionatin Evropian duke thënë se nuk ka pasur asnjë gabim të vetëm nga referat kryesorë.