Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë për të dytin vit me rradhë si ekspozuese në njërin ndër panairet më të mëdha në botë World Trade Market, në Las Vegas, Nevada. Ky panair mbahet nga data 29 Janar deri më 2 Shkurt 2023.
E vendosur në një kampus të klasit botëror dhe të avancuar, në një sipërfaqe prej më shumë se 501676m 2 , Las Vegas Market u ofron blerësve, stilistëve dhe ekspozuesve një përvojë efikase dhe bindëse të tregut.
Ky panair ofron mijëra produkte në kategori të ndryshme të shtëpisë nga më se 4.000 ekspozues dhe brende botërore.
Showroom-i i Comodita në Las Vegas Market ka një sipërfaqe prej 350m 2 ku po ekspozon inovacionet dhe trendet më të fundit si: dyshekë, jastëkë dhe mbishtresa të dyshekëve të prodhuara me teknologjinë më moderne, duke ju përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut amerikan.
Koleksioni më i ri i dyshekëve me të cilën Comodita po prezentohet në këtë panair, patjetër që është një senzacion në vete me modelet dhe përmbajtjen unike të shpuzës ekologjike dhe materialeve tjera të reciklueshme.
Menaxherja e Marketingut, Albana Gazija-Qaushi e konsideron këtë panair si mundësi ideale për t’u promovuar në tregun botëror. Ajo shprehet se “Paraqitja dinjitoze edhe kësaj here ka vënë në pah punën dhe angazhimin e madh që Comodita ka bërë gjatë këtyre viteve, me shpalosjen e linjave të reja të dyshekëve që janë prodhuar veqanërisht për këtë panair.
Synim kemi prezentimin e brendit tonë dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja, mirëpritjen e vizitorëve të shumtë dhe sigurisht mundësinë e zgjerimit tonë në tregun amerikan dhe më gjërë.”
Comodita tashmë është kompani e njohur në Amerikë, përveq eksportit të madh me dyshekë, nga viti i kaluar është kompania e parë kosovare me showroom-in e saj në panairin kryesor në industrinë e gjumit në SHBA.
Ndër të tjera, përfaqësues të shitjes pranë Comodita potencojnë se po vlerësohet lartë performanca e kompanisë si rezultat i afirmitetit nëpër botë.