Comodita Home hap edhe dy pika të shitjes, në Prizren dhe Deçan

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po zgjerohet edhe me dy dyqane të reja.

Të shtunën, më 27 Prill, në orën 12:00 në Abi Çarshia, Prizren dhe Viva Fresh Store në Deçan, Comodita Home hapë dyert për të gjithë klientët e saj me shumë zbritje në të gjitha kategoritë e produkteve, dhurata, shoqëruar edhe me ofertën ekskluzive 1+1 gratis në shumicën e produkteve.

Ju keni mundësinë të merrni dyshek Comodita Soft me 50% zbritje dhe të përfitoni dhuratë dyshek pikniku Guest Fold. Por jo vetëm. Me blerjen e produkteve nga kategori të ndryshme, ju gjithashtu përfitoni dhurata të ndryshme. Nuk do të mungojnë ofertat me çmime atraktive në shumë produkte të dhomës së gjumit si: jorganë, jastëkë, sete çarçafësh, sete mbulesash shtrati, sete të rrobave të banjos apo batanije nga më të ndryshmet. Poashtu në kategorinë e kuzhinës dhe aksesorëve, ju gjeni shumëllojshmëri produktesh që ofron Comodita Home me zbritje.

Për kënaqësinë e klientëve të saj, Comodita Home sjell edhe ofertën ekskluzive 1+1 Gratis. Vizitoni dyqanet Comodita Home dhe kurseni duke shfrytëzuar zbritjet atraktive.

Por, kjo nuk është e tëra. Më 27 Prill, ju do të përfitoni shumë më tepër sepse Comodita Home ka befasi dhe oferta tjera për ju.

Përndryshe Comodita Home numëron 39 dyqane, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme