Comodita Home hap edhe një pikë të re

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 09:10 | Nga

Comodita Home, si kompania me zinxhirin më të madh të dyqaneve të stilit Home në vend, në vazhdën e zgjerimit të sajë me hapësira të reja, sot me datë 20 maj i shtohet edhe një pikë si e 14-ta në sektorin Retail.

Pikë kyçe e zhvillimit strategjike i brendit “ Comodita “ pjesë e së cilës është edhe zingjiri i dyqaneve Comodita Home” është prezenca në sa me shumë hapësira në Kosove dhe rajon ku konsumatorët do të gjenin lehtësisht një nga dyqanet tona.

“Kështu, sot në hapim dyert e shtëpisë më të madhe “Comodita Home “ në zemër të qytetit të Pejës në një pikë me qasje në Qarshi dhe në qendër ( përball stacionit Policorë) , me një hapësirë gjigante të ndarë në tre kate në kategoritë kryesore që mbartin brendin: Comodita mattres, Comodita living, Comodita kitchen, Comodita accessories, Comodita baby, me mbi 3500 artikuj, 1000 prej të cilëve RISI. Karakteristikë e zinxhirit të dyqaneve Comodita Home është ofrimi i cilësisë absolute, çmimit të dëshiruar, shërbimit mikpritës, garancisë dhe ekskluzivitetit me sjelljen e brendeve aq shumë të pëlqyera nga të gjithë si : Tac, Pierre Cardin, apo MONETA, çka e përbën një paketë shumë të lakmuar nga të gjithë. Me rastin e hapjes solemne Comodita Home gjatë vikendit ofron zbritje deri në -50% në shumicen e produkteve, pako të ndryshme me oferta speciale, dhurata, dhe aktivitete të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Comodita home, është në prag të jetësimit të qëllimit të saje për hapjen e 20-te pikave të shitjes vetëm në territorin e Kosovës, që suksesshëm do t’a përmbyllë këtë mision gjatë këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme