Muaji Tetor është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vetëdijësimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundje.
Duke marrë parasysh se zbulimi i hershëm i sëmundjes mund të shpëtojë jetë, Comodita Home vjen me një kampanjë vetëdijësuese që i këshillon gratë të bëjnë kontrolle më të shpeshta dhe në kohë për parandalimin e kësaj sëmundje.
Në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, çdo ditë në mënyrë të organizuar po bëhet kontrollimi i punonjësve përmes Mamografisë si formë ekzaminimi në faza shumë të hershme, duke e dëshmuar edhe njëherë që në radhë të parë është shëndeti i tyre.
Comodita Home i jep rëndësi të veqantë shëndetit të punonjësve, duke pajisur secilin nga ta me sigurim shëndetësor ku përfshihen të gjitha shërbimet mjekësore. Kjo kampanjë ka objektiv të ju ofroj grave informata lidhur me kancerin e gjirit, si dhe t’i stimuloj ato të bëjnë vizita të rregullta te mjeku. Por jo vetëm! Comodita Home inkurajon edhe burrat që të bëjnë kontrolle sa më të shpeshta me qëllimin të jemi një shoqëri e shëndoshë.
Fjongo ngjyrë rozë që është simbol ndërkombëtar i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, ka bërë që brendi gjatë këtij muaji të transformojë logon zyrtare të saj në shenjë solidarizimi.
Në dyqanet e Comodita Home gjithashtu janë vendosur fletushka me qëllim shpërndarjen e informacionit, rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Comodita Home, ndjehu shëndetshëm!