Brendi i mirënjohur Comodita Home këtë muaj feston 4 vite që kur ka filluar të ofrojë produktet më cilësore të shtëpisë në tregun e Kosovës dhe më gjerë.
Muaji Mars vjen me shumë oferta në produktet më të kërkuara të të gjitha kategorive: të gjumit, të kuzhinës, të banjos e aksesorë të të gjitha llojeve. Çdo javë të Marsit me ofertë të re, Comodita Home ju ofron mundësinë të përfitoni nga zbritjet ekskluzive deri në 72%. Gjithashtu, ky muaj shoqërohet me aktivitete të ndryshme në 36 dyqanet e Comodita Home në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, si dhe në rrjetet sociale të vendeve përkatëse. Në këto aktivitete do të ketë befasi dhe dhurata për klientët pjesëmarrës.
Por, Comodita Home me rastin e 4 vjetorit të themelimit, nuk ofron vetëm zbritje dhe oferta!
Për të shprehur mirënjohjen ndaj klientëve të saj besnikë për mbështetjen e tyre, Comodita Home ka hapur lojën e madhe shpërblyese, pjesëmarrësit e së cilës mund të fitojnë një nga 250 dhuratat. Çdo klient i cili bën blerje në cilindo prej dyqaneve të Comodita Home, ka mundësinë të fitojë duke plotësuar kuponin me të dhënat personale.
Loja zgjatë deri më 30 Maj, 2019. Fituesit fatlumë do të përzgjidhen më 6 Qershor, në emisionin “Ora Shtatë”, Klan Kosova, nga ana e komisionit mbikqyrës në mënyrë transparente. Për tërheqjen e shpërblimeve, fituesit gjithashtu do të njoftohen përmes telefonit apo postës elektronike.
Comodita Home punon në drejtim të suksesit duke aplikuar vlerat thelbësore njerëzore, si besimi, integriteti dhe puna në grup.