Ngjarjet për t’u mbajtur n’mend ndodhin veç një herë në vit! Brendi më i madh i produkteve të shtëpisë Comodita Home po vjen me kampanjën e përvitshme, më gjigande se sa që ju mund ta mendoni!
Për herë të tretë, Comodita Home po organizon një ndër eventet më të mëdha të zbritjes “Garage Sale”. Nga data 13 Tetor deri më 16 Tetor ju keni mundësinë të përfitoni nga ofertat më të çmendura dhe me çmimet e pabesueshme në të gjitha kategoritë e produkteve. Si kampanjë kreative e bën akoma më unike ekspozimi i produkteve para dyqaneve me aksionet më të mëdha të zbritjeve deri në 70%.
Për vetëm 4 ditë, befasi dhe ulje të mëdha çmimesh do të ketë edhe në hapësirat e brendshme të dyqaneve. Me një gamë të gjerë produktesh përfshirë kategorinë e dyshekëve, tekstilit, kuzhinës, aksesorëve, elektrikës dhe produkteve të kopshtit ju do të përmbusheni nevojat tuaja dhe të plotësoni shtëpinë me produktet më cilësore.
Bëhu me dyshek të ri, dhe zgjedh nga ata që ju përshtatet më së miri. Hybrid, Memory, Dopio, Dream, Aloe Vera vijnë me 50 % zbritje, të kompletuar edhe me dhurata. Por jo vetëm! Pakot shumë atraktive të gjumit, gatimit e servimit, produktet dhe koleksionet më të reja të seteve të pjatave “Porglaze” dhe aksesorë dhome vijnë me çmimet më promocionale.
Me 4000 produkte në zbritje, ju ftoheni të jeni pjesë e eventit duke vizituar dyqanet tona, të bleni online nga shtëpia në webfaqen www.comoditahome.com, në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram, apo të telefononi në 080025000 ku përfitoni falas transportin deri në adresën tuaj.
Gjithashtu ju presin edhe shumë surpriza të bukura në emisionin e shitjes “Comodita TV Shop” në terminin 12:45-13:00, live në Klan Kosova me mundësi blerje për vetëm 2 orë.
“Garage Sale” për herë të parë u organizua në Kaliforni në vitet e 90-ta. Për tri vite radhazi Comodita Home organizon eventin internacional duke qenë të vetmit në vend, me qëllim të shpërblej besimin e klientëve.
Bëhu edhe ti pjesë e festës të cilën do ta mbani në mend shumë gjatë!