Kompania “Comsense Kosova” organizon “Ditën Informuese” me të rinjtë e interesuar rreth procesit të rekrutimit të infermierëve në Gjermani, raporton Ekonomia Online.
Lars- Peter Sonntag, nga Comsense në Gjermani tha se është këtu më qëllim punësimi të infermierëve në Gjermani.
“E rëndësishme është që ne jemi këtu për të iu ofruar juve mundësi punësimit, pasi që në Gjermani ka mungesë të stafit”, tha Sonntag.
Gjithashtu ai tha se është mirë që të gjithë kandidatët që tentojnë punësimin në Gjermani ta kenë të qartë se është një jetë e re për ta.
“Pra kur jemi duke folur për kandidatë të cilët i ka takuar gjatë kohës sa është pjesë e Comsense që 3 vite, ka prej atyre që janë në Gjermani, ata që vijnë i pres në aeroport, ka nga ata që janë duke kryer kurse dhe duke pritur për të ardhur atje, ndërkaq disa edhe janë ambientuar tashmë.”, tha Sonntag.
Ai tregoi edhe një veçori të cilët e kanë shqiptarët e që është durimi për pritje të dokumentacionit.
“Shihet edhe te kjo pjesa, ose ndryshe me thënë përkufizimi i duhur atë që e kanë shqiptarët në dallim me kombet tjera është durimi, pasi që aplikimi nga vendet e treat dihet që Gjermania i ka disa kushte gjatë aplikimeve, ndërkaq romunët nuk e kanë këtë problem sepse ata I kanë proceset shumë më të shpejta se ne” tha Sonntag Gjermani.
Ai përmendi edhe lehtësimet që janë duke u bërë me rekomandime gjermane dhe ato franceze e të cilat janë diçka e mirë.
“Ju e keni parë edhe e keni dëgjuar që pjesa e vizave turistike është duke ardhur në lehtësim prej propozimeve të Gjermanisë dhe të Francës, kështu që po shihet se ka lëvizje në këtë aspekt për me ndodhë lehtësime të masave edhe për proceset tona” tha Sonntag.
Albulena Shala-Çela, drejtoreshë e Comsense Kosova, tregoi se ofrojnë kurse falas përveç Prishtinës edhe në disa qendra të tjera të Kosovës.
“Kemi edhe jashtë Prishtinës qendra të ndryshme, kemi qendër në Ferizaj, në Kaçanik, në Gjakovë, tash me bashkëpunimet e reja do të shtohet Mitrovica edhe Gjilani” tha Shala-Çela. Ajo tha se të gjitha këto mundësi ofrohen që kandidatët mos të kenë shpenzime vetanake.
“Është e vetmja kompani e cila është falas, tek procesi i njohjes, procesi i vizës për infermierë, të gjitha janë pa pagesë vetëm çështja e përkthimit të dokumenteve dhe noterizimi I dokumenteve bartet nga vet kandidatët” tha Shala-Çela.
Comsense Kosova ndihmon të rinjtë infermierë për t’u punësuar në Gjermani, nga kjo kompani ofrohen kurse të gjuhës gjermane falas deri në nivelin B1 dhe B2 dhe akomodim falas në Gjermani në 3 mujorshin e parë.