Sipas The Sun, Tottenham është njëra ndër skuadrat që dëshiron të nënshkruajë kontratë me adoleshentin Luca Connell.
Kontrata e 18 vjeçarit me skuadrën Bolton pritet të skadojë gjatë verës së këtij viti dhe ai do të mund të largohet vetëm duke paguar një kompensim për trajnimin në këtë klub, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndër skuadra e tjera që dëshirojnë ta përvetësojnë mesfushorin në fjalë, mbeten Everton, Wolverhampton Wanderers dhe Norwich City.