Conor McGregor i rikthehet UFC-së, tre kundërshtarët e tij të mundshëm

Prishtinë | 14 Gus 2023 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Pa ndonjë luftë që prej vitit 2021, ai do të rikthehet në oktogon në dhjetor për t’u përballur më Michael Chandler. Më 2024, ai pritet të përballet me Justin Gaethje kurse trologjia e luftërave do të përfundojë me një luftë kundër Nate Diaz

Conor McGregor i është kthyer UFC-së. Luftëtari irlandez ka lajmëruar për kthimin e tij gjatë një paraqitje të tij në O2 Arena në Londër ku ishte duke përcjell ndeshjen e boksit në mes të Anthony Joshua dhe Robert Helenius. “The Notorious” ka konfirmuar që ai do të luftojë në UFC në dhjetor kundër Michael Chandler.

Ai ka shkuar edhe më tutje. Ai ka zbuluar së në fillim të 2024-ës ai do të shfaqet dy herë në oktogon, së pari ai do të luftojë kundër Justin Gaethje dhe pasta do ta përmbyllë trilogjinë kundër Nate Diaz.

“Fillimisht Chandler në dhjetor de pastaj Gaethje i BMF dhe në fund trilogjia me Nate”, ka thënë Mcgregor.

McGregor ka qenë jashtë ringut pasi që pësoi një frakturë të tmerrshme gjatë ndeshjes me Dustin Poirier më 2021. Para këtij rikthimi në garë, “The Notorious” do t’i nënshtrohet për gjashtë muaj testeve anti-doping dhe do t’i duhet të këtë minimumi dy teste negative (edhe më shumë duhet të bëhen dhe të gjitha duhet të jenë negative) pasi që McGregor ishte përjashtuar nga grupi i testimit të USADA që teston tërë sportistët aktiv.

Një sportist aktiv që zyrtarisht është regjistruar në një garë apo rreth në SHBA nuk i lejohet grup kontrolli, por në rastin e McGregor, ai e ka bërë për shkak se ka qenë jo aktiv për kohë të gjatë.

McGregor dhe Chandler e njohin njëri-tjetrin mirë. Ata ishin yjet e edicionit të fundit “’The Ultimate Fighter 31′, reality show i UFC, në të cilin skuadra e Chandler fitoi. Gjatë duelit, McGregor kishte paralajmëruar se ata do të luftojnë përsëri kundër njëri-tjetrit në dhjetor.

Nga ana e tij, irlandezi dhe Gaethje, brezi i ri i BMF, u përfshinë në një grindje në Tëitter në fillim të gushtit dhe përfshin edhe një “kontratë” në debatin e tyre.

“A e ke nënshkruar kontratën, çun i madh?”, bërtiste Gaethje në drejtim të McGregor. Ai shkoi edhe me larg duke thënë: “Nuk luftoj me dikë që përdorë steroide”, gjë që hodhi dyshime që ishte UFC që dëshironte që ata të luftonin. Irlandezi ishte i shpejt në përgjigje duke thënë se ka “nënshkruar”.

Ndeshja në mes të Diaz dhe McGregor konsiderohet njëra ndër më të mirat në histori të UFC, në atë kohë, ata morën vëmendjen e botës pasi që ishin dy fytyrat më popullore të këtij sporti.

Përballja e parë ishte në UFC 196 me fitore të djaloshit nga Kalifornia kundër irlandezit, por në ri meçin e UFC 202 beteja në kafaz i takoi “The Notorious” dhe kjo duket se ka bërë që ajo të jetë e treta.

Të ngjashme