Komisioni Disiplinor i ka dorëzuar Milan Skriniar një ndalim prej tre ndeshjesh dhe gjithashtu pezulloi trajnerin e Interit, Antonio Conte, pas ndeshjes kundër Sassuolos.
Barazimi 3-3 me Sassuolon nuk ka mjaftuar si lajm jo i mirë për Interin, pasi tani kanë ardhur edhe disa dënime nga federata italiane e futbollit.
Mbrojtësi Skriniar, i cili u ndëshkua me të kuq pas dy të verdhëve, u dënua me një ndeshje mos lojë.
Megjithatë, kjo nuk ishte e tëra pasi sllovaku u dënua edhe me dy ndeshje tjera apo tri gjithsej dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh për reagimin e tij ndaj largimit.
Trajneri Conte mori paralajmërimin e tij të pestë dhe Komisioni ka dhënë një ndalim prej një ndeshje.
Kështu italiani nuk do ta drejtoj Interit në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Parma.