Skuadra italiane, Inter Milan, është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit serb, Nemanja Matiq.
Është menaxheri Antonio Conte ai i cili ka shprehur vullnetin për ta nënshkruar futbollistin 31 vjeçar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Kontrata e tij me Manchester United pritet të skadojë në fund të sezonit dhe Conte planifikon që ta shfrytëzojë këtë mundësi.