Një tjetër klub nga Seria A është i interesuar në shërbimet e mesfushorit francez Paul Pogba.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është i gatshëm që t’i hyjë garës për ta siguruar nënshkrimin e mesfushorit të Manchester United, shkruan Goal.
Menaxheri Antonio Conte është i pakënaqur me opsionet e tij në mesfushë dhe për këtë arsye është në kërkim të përforcimeve.
Interi pritet që të sigurojë mjete financiare për ta përvetësuar një lojtar si ylli francez, por se pari duhet të arrijë marrëveshje me të dhe klubin ku ai ndodhet.