Një tifoz jetësor i Juventusit dhe ish-trajner e lojtar i skuadrës torineze, Antonio Conte, mund të jetë njeriu që më në fund ndal dominimin e Juventusit në Serie A, pas tetë titujve rresht të fituar.
Conte ka marrë drejtimin e rivalit të përbetuar të Juventusit, Interit në verë. Ndërsa kanë kaluar vetëm katër xhiro në këtë stinor, Interi mbetet skuadra e vetme në Serie A me start perfekt, pasi të shtunën mbrëma triumfoi 2:0 në derbin e qytetit ndaj Milanit, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”.
“Siç kam thënë gjithmonë dhe siç vazhdoj të them, sot jam tifoz i Interit. Unë nuk bëj gjumë shkaku i Interit, jap çdo gjë nga vetja, siç kam bërë në të kaluarën për Chelsean, për Italinë dhe për Juventusin. Nuk duhet të jem i pranuar nga të gjithë. Unë thjesht dua që njerëzit të kuptojnë se do të jap çdo gjë nga vetja derisa të jem këtu, deri në fund, siç kam bërë në të kaluarën”, ka thënë Conte.
Të dyja skuadrave u ishte anuluar nga një gol në pjesën e parë, ndërsa Interi qëlloi një herë edhe traversën.
Por në pjesën e dytë (49′), Interi kaloi në epërsi me një gjuajtje të devijuar nga Marcelo Brozoviq.
Romelu Lukaku mbylli dilemat në minutën e 78-të, me golin e tij të tretë në katër ndeshjet e para në Serie A.