Pasi që spekulimet për një largim të mundshëm të Julen Lopeteguit nga Real Madrid po rriten, gazeta italiane Corriere dello Sport raporton se tashmë Los Blancos kanë kontaktuar ish trajnerin e Chelseat, Antonio Conte për të biseduar për një marrëveshje të mundshme.
Gazeta italiane shkruan se spanjolli tashmë nuk e ka besimin e dhomës së zhveshjes dhe se Los Merengues janë duke kërkuar një zgjidhje, njofton Klan Kosova.
Madrilenët edhe më herët kishin shprehur interesim për Conten, një gjë të tillë e kishin bërë pas largimit të Zinedine Zidane nga Santiago Bernabeu.