Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se askush nuk beson se Real Madrid dhe Borussia Mönchenglabach do të bien dakord që të ndajnë pikët të mërkurën.
Interi ka nevojë për një fitore të cilësdo nga skuadrat në “Alfredo Di Stefano” të mërkurën, por po aq e rëndësishme është edhe fitorja e Nerazzurrëve kundër Shakhtar Donetsk për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve.
Conte do të përballet me mungesa të mëdha pasi Arturo Vidal dhe Nicolo Barella nuk janë gati për këtë ndeshjes.
“Situata nuk është më e mira në mesfushë. Ne do të bëjmë disa vlerësime; Do të përpiqem të bëj zgjedhjet më të mira”, ka thënë Conte që duket se do të jetë i detyruar të luajë me Christian Eriksenin nga minuta e parë.
“Arturo nuk është në dispozicion, duke rrezikuar atë do të nënkuptojë zgjatjen e kohës së dëmtimit dhe ne nuk mund ta përballojmë atë. Pa të, megjithatë, ne fituam në Gjermani, kështu që edhe një herë do të luajmë si një ekip i shkëlqyeshëm “.
Një barazim do të bentë që Real Madrid dhe Gladbach të kalonin në fazën e eliminimit direkt dhe Conte u pyet nëse ai ka frikë nga një marrëveshje midis dy rivalëve në Grupin B.
“Realiteti i fakteve thotë se ne jemi të detyruar të fitojmë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, me gjithë mungesat”.
“Ne po flasim për Ligën e Kampionëve dhe klube të mëdha, jo për garë të bareve”.
“Në futboll, në këtë nivel, të gjithë luajnë për të fituar”, ka thënë ai. /Telegrafi