Interi përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve të mërkurën në mbrëmje dhe përpara ndeshjes, trajneri i Nerazzurri Antonio Conte ka deklaruar se nuk dëshiron që skuadra e tij të parkojë autobusin në ‘Camp Nou’.
Italiani është i bindur që Interi mund të ruajë posedimin e topit dhe të nxjerrë diçka nga ndeshja e sontme.
“Rezultati duhet të jetë pasojë e asaj që ne do të bëjmë”, tha Conte në konferencën për shtyp para-ndeshjes së Interit, përcjell lajmi.net.
“Kur flas për hapa përpara, dua të them që duhet të luajmë me guxim dhe me një dëshirë për të ruajtur posedimin”.
“Nëse e bëjmë këtë, mund të marrim një rezultat të mirë”.
”Nuk dua që të vijë këtu për të vendosur një helmetë dhe të mbrohemi. Dua përformancë të mirë”, vazhdoi tekniku italian.