Conte: Pavarësisht mijëra betejave, Bonucci dhe Chiellini ende e ndjejnë erën e gjakut

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Antonio Conte ka thurur lëvdata për Kombëtaren e Italisë.

Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thurur lëvdata për ekipin Kombëtar të Italisë që ka arritur në finale të “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Conte deklaroi se pa ofenduar pjesën tjetër të skuadrës, në fakt, Donnarumma, Bonucci dhe Chiellini janë zemra e skuadrës.

“Donnarumma është njëri nga tre portierët më të mirë në botë, është i guximshëm në daljet e tij dhe i mirë me këmbë”, tha ai.

“Çfarë them për Bonuccin the Chiellinin? Pavarësisht mijërave betejave, ata ende ndjejnë aromën e gjakut. Kanë mentalitet fitues, eksperiencë, karakter dhe forcë”, shtoi ai.

“Në menaxhimin e momenteve kritike, ata dy janë absolutisht dy lojtarë të nivelit më të lartë në rolin e tyre”, tha Conte.

“Me gjithë respektin për lojtarët e tjerë, sot pika e forcës së Italisë është treshja, Donnarumma, Bonucci dhe Chiellini. Ata të tre i japin siguri të gjithë skuadrës”, përfundoi Antonio Conte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme