Në vendet e goditura nga konflikti, ku sistemet shëndetësore tashmë janë shembur, “më e keqja nuk ka ardhur ende” ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të premten (3 Prill), duke përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim global për ndaluar e pandeminë COVID-19.
Në mars, Guterres bëri thirrje për një armëpushim global në zonat e konfliktit në botë, duke kërkuar nga palët ndërluftuese në të gjithë botën të ulin armët në mënyrë që të mbronin civilët e cenueshëm nga rreziku i pandemisë së koronavirusit.
“Në disa konflikte, luftimet nuk janë ndalur, ato janë përkeqësuar”, u tha Guterres gazetarëve ndërsa përsëriti thirrjen e tij.
Kombet e Bashkuara janë përpjekur të ndërmjetësojnë në përfundimin e konflikteve në vendet përfshirë Sirinë, Jemenin dhe Libinë, ndërsa gjithashtu ofrojnë ndihmë humanitare për miliona civilë.