Në Andorrë autoritetet shëndetësore kanë vendosur që të testojnë të gjithë popullsinë.
Shteti i vogël me 77 mijë banorë ka porositur teste sa për të kontrolluar dy herë popullsinë e saj për koronavirus. Në total, në vend do të vijnë 150 mijë teste nga Koreja e Jugut.
Ministri i Shëndetësisë, Joan Martínez Benazet, tha se testet do të vijnë nëpërmjet Spanjës në dy javët e ardhshme. Më pas, autoritetet e Andorrës do të testojnë çdo shtetas të tyre për Covid-19.
“Duam t’i testojmë të gjithë që të shikojmë se sa shumë është prekur popullsia. Pasi të shohim rezultatin, do të marrim masat për të rinisur jetën normale”, tha ministri.
Andorra, e cila është në kufi me Spanjën e dërrmuar nga koronavirusi, ka deri tani 428 raste me Coronavirus dhe 15 viktima.